Pas fitores, lëshohet urdhërarrest ndaj boksieres iraniane që shkeli kodin e veshjes në Francë

Një boksiere iraniane, që është bërë e para nga vendi i saj që ka marrë pjesë në një meç zyrtar, ka thënë se ka anuluar kthimin në vendlindje nga Franca, pasi është lëshuar një urdhërarrest për të, raportoi BBC-ja.

Sadaf Khadem mposhti francezen Anne Chauvin në një meç amator të shtunën.

Ajo kishte planfikuar të kthehej në Teheran me trajnerin e saj francezo-iranian këtë javë.

Khadem kishte deklaruar se beson se po akuzohet për shkelje të kodit të veshjes nga Irani, pasi kishte boksuar me brekë të shkurtëra dhe me jelek.

Zyrtarët iranianë nuk kanë konfirmuar ekzistimin e një urdhërarresti.