Pas Estonisë, reagon edhe Hungaria| Kryeministri hungarez mbledh Këshillin e Mbrojtjes

Hungaria ka ftuar mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes, meqë dyshohet se raketa ruse kanë rënë mbi territorin  e Polonisë këtë të martë, duke lënë të vrarë të paktën dy persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, përmes një cicërime në twitter.

”Në përgjigje të ndalimit të transferimit të naftës përmes tubacionit Druzhba dhe raketave që goditën territorin e Polonisë, kryeministri Viktor Orban ka mbledhur Këshillin e Mbrojtjes”, ka shkruar ai.