Pasi e kritikoi ashpër Isa Mustafën, Melihate Tërmkolli bën “muhabet” me Thaçin (FOTO)

Presidenti Hashim Thaçi sonte ka marrë pjesë një ceremoninë e organizuar nga Kisha Katolike e Kosovës me rastin e Krishtlindes.

Ai ka thënë se në këtë natë të shenjtë të Kërshëndellave, uron besimtarët e krishterë që këtë festë të madhe ta kalojnë në atmosferë hareje, me gëzime dhe begati në familjet e tyre.

Me këtë rast, Thaçi ka gjetur edhe pak kohë të bisedojë me ish presidentin Fatmir Sejdiu dhe ish deputeten e LDK-së, Melihate Tërmkolli, raporton Ballkani.info.

Të kujtojmë se Tërmkolli kishte dalë kundër qëndrimit të LDK-së dhe Isa Mustafës që LDK-ja të mos përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo kishte kërkuar edhe largimin e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të partisë.

Po ashtu edhe ish presidenti Sejdiu, i cili ka qenë edhe kryetar i LDK-së, ka thënë se LDK-ja do të duhet të jetë pjesë e procesit negociator. /Ballkani.info/