Pas dyshimit për manipulim të votave në QNR, reagon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani ka thënë se është i shokuar me ngjarjet e fundit që shpërfaqin manipulimet e votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

“Jam i shokuar nga video-inçizimet të cilat shpërfaqin tendencat për manipulimin rezultatet e kandidatëve dhe për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Si përfaqësues i Partisë Demokraitke të Kosovës në KQZ, do të kërkoj menjëherë që të rinumërohen të gjitha vendvotimet të cilat kanë qenë në dorën e mashtruesve, ndërsa video-inçizimet, ky rast dhe rastet tjera të dyshimta të procedohen në prokurori”, ka shkruar Elshani, transmeton Ballkani.info.

Mediat kanë raportuar se burri i kryediplomatës, Meliza Haradinaj ka ndikuar në komisioner për të bërë deputete ministren në detyrë.


Postimi: