Presidentja Osmani i ka ftuar partitë në një takim që do të mbahet nesër në ora 12:00.

Këtë e konfirmoi për Gazetën Express Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, tha ai.

Ky takim vjen pas dështimit të 26 tetorit kur Kurti nuk arriti t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë.