Ish-presidenti

Pas dënimit prej 83 milionë dollarëve, reagon Trump: Absolutisht qesharake, do ta apelojë këtë gjueti shtrigash të Bidenit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është dënuar për shpifje të kolumnistes E. Jean Carroll, së cilës duhet t’i paguajë dëmshpërblim në shumën prej 83.3 milionë dollarëve, gjë që është tetë herë më shumë se sa ajo kërkonte në padinë e saj.

Tashmë ka reaguar kandidati për president të SHBA-së duke thënë se do të apelojë vendimin e gjykatës duke akuzuar presidentin aktual amerikan, Joe Biden.

“Absolutisht qesharake! Nuk jam plotësisht dakord me të dyja vendimet dhe do të apelojë gjithë këtë gjueti shtrigash të drejtuar nga Biden, i fokusuar tek unë dhe Partia Republikane”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

Juria zbuloi se 77-vjeçari duhet t’i paguajë Carrollit 18.3 milionë dollarë dëmshpërblim – 11 milionë dollarë në financimin e fushatës për të riparuar reputacionin e tij dhe 7.3 milionë dollarë për dëmtimin emocional të shkaktuar nga deklaratat publike të vitit 2019 të Trumpit.

Ky i fundit gjithashtu duhet të paguajë 65 milionë dollarë si dëmshpërblim për sjellje të pahijshme me deklaratat ndaj Carrollit, gjeti juria.

Majin e kaluar, një juri e veçantë federale në Manhattan, New York i dha Carroll një total prej pesë milionë dollarësh si dëmshpërblim, duke përfshirë gati tre milionë dollarë shpifje, pasi zbuloi se Trumpi e sulmoi seksualisht Carrollin dhe më pas për shpifje në vitin 2022 për deklaratat publike që ai bëri duke e përçmuar dhe i mohuar akuzat. 

VIDEO BONUS: Sveçla: Dje ne Zveçan e sot në Dragash jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Kosovës