Presidenti serb

Pas debaklit në Kombet e Bashkuara, Vuçiq mbështillet me flamurin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot është munduar që të ofrojë argumente kundër Rezolutës për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë të ndodhur në vitin 1995, por pa sukses.

84 vende të botës kanë dhënë përkrahjen e tyre për Rezolutën qe kthen 11 korrikun në Ditë Ndërkombëtare për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë.

Pas votimit dhe miratimit të Rezolutës, Vuçiq ka publikuar një fotografi teksa e mban flamurin e Serbisë në shpinë. Afër tij gjendet edhe Marko Gjuriq.

“Krenar për Serbinë time!”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.