Pas Coutinhos, Bayerni siguron një tjetër transferim

Bayern Munich ka vendosur të ndërhyjë fuqishëm në tregun e transferimeve.

Pas zyrtarizimit të Philippe Coutinhos nga Barcelona, kampionët e Bundesligës kanë transferuar edhe një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për Mickael Cuisance, që vjen nga Borussia Monchengladbach.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

Cuisance 20 vjeçar, është një nga mesfushorët me rritjen më të madhe në Bundesligë, që pas transferimit në vitin 2017 nga Nancy te Monchengladbach.

loading…