Pas Bordit të Ujësjellësit “Prishtina”, Albin Kurti e kapë edhe bordin e Hekurudhës së Kosovës DOKUMENT

Qeveria e shkarkuar nga 84 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte i ka marrë shumë vendime. Disa nga këto vendime kanë të bëjnë me shkarkime dhe emërime të bordeve të Ndërmarrjeve Publike.

Ballkani.info i posedon këto vendime të mbledhjes së 21-të të Qeverisë, e që janë në numër të madh.

Njëri vendim që është marrë në këtë mbledhje ka të bëjë me shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina”.

Menjëherë pas shkakrimit, Albin Kurti e ka emëruar bordin e përkohshëm të kësaj Ndërmarrjeje. Ky emërim është bërë fare pa konkurs dhe fare pa konsulltë me kompaninë britanike që ishte caktuar për të mbikqyrur procesin e të përzgjedhurve.

Kryesues i këtij Bordi dhe drejtor është vendosur një ish kandidat i VV-së për deputet, Mentor Hyseni.

Përveç Mentor Hyseni, anëtari i tjetër Vetëvendosjes Artan Dermaku është zgjedhur sot anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës” – Infrakos.