Pas bllokimit të domain-it, “Jeta osh Qef” mbyllet edhe në Facebook

Kishte disa muaj që portali popullor, “Jeta osh Qef” po publikonte një seri dokumentesh që vërtetonin abuzime dhe vjedhje skandaloze me anë të tenderave. Por një gjë e tillë duket se nuk I ka pëlqyer qeverisë, që sot ka ndërmarrë veprimin e rradhës kundër portalit në fjalë.

JOQ Albania prej një viti po informonte vetëm nëpërmjet platformës sociale Facebook, pasi në nëntor të vitit 2019 qeveria nëpërmjet AKEP e bllokoi këtë faqe kritike ndaj qeverisë, ku në shumicën e rasteve publikohen denoncimet pa censurë të qytetarëve.

Por së fundmi kjo faqe, me mbi 2 milionë ndjekës, është mbyllur edhe nga Facebook, pas një morie raportimesh që nuk dihet nga e kanë adresën.

Në 30 nëntor të vitit të shkuar, pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama kundër portaleve, përfshirë këtu edhe Syri.net, përveç Jeta Osh Qef, kjo e fundit u arrit të mbyllej.

AKEP, e ka bllokoi pa asnjë argumentim serioz domain-in JOQ, duke pamundësuar vizitimin e saj nga të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri.

Që atëherë ajo ka funksionuar në Facebook, por sot as nga këtu nuk mund të ndiqet më.

Kujtojmë se një nga shumë kushtet që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave është edhe ajo që lidhet me mediat dhe me projekt-ligjin e qeverisë që kërcënon lirinë e tyre.

Ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Komisioni do të raportojë mbi këto dy çështje, përfshirë përparimin e bërë gjatë prezantimit të kuadrit ligjorë të bisedimeve”, thuhet në një prej kushteve të Brukselit.

Por pavarësisht kësaj, kryeministri Edi Rama vijon të jetë i vendosur për të mos lënë në Shqipëri asnjë media që flet kundër tij.

Pyetja që bëhet tani është: po tani kush e ka rradhën?…