Pas 5 orësh RENEA largohet nga shtëpia e Ervis Martinajt

FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur pas 5 muajsh.

Kontrolli është ushtruar orët e para të mëngjesit së ditës së sotme në shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Përveç shtëpisë së Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë ishin edhe banesa dhe ambiente të tjera.

Këtu përfshihen të njohur dhe familjarë të tij. Përmes tyre synohet të sigurohen prova për t’i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.

Por, pas 5 orësh kërkime, policia është larguar nga zona e Kurbinit. Ende nuk dihet nëse është gjetur ndonjë send me vlerë që mund t’u shërbejë hetimeve për zhdukjen e tij.