Pas 1 muaji vonesë, shkollat furnizohen me libra për nxënësit e klasës së pestë

Ndonëse grevë, shumë nxënës u paraqitën në shkollë. Këta po merrnin librat, me të cilat pasi të përfundojë greva, do të mësojnë.

Mirëpo, njësoj nuk patën mundësi të veprojnë nxënësit e klasave të pesta, deri këtë të enjte.

Tekstet shkollore më në fund arritën në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Por, edhe kësaj radhe me disa mungesa.

Drejtoresha Mimoza Krasniqi ka treguar arsyen pse pati vonesa në shpërndarjen e teksteve shkollore.

Një sqarim e dhanë edhe nga Ministria e Arsimit përmes një përgjigje me shkrim për T7.

Nxënësit pritet t’i marrin tekstet shkollore të klasës të pestë që nga dita e premte.