Lugina e Preshevës

Partitë serbe afër një marrëveshjeje për zgjedhjet në Bujanoc, ato shqiptare nesër ftohen për takim

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se do të ftojë nesër për takim të gjitha partitë shqiptare për zgjedhjet lokale.

“Partitë serbe të Komunës së Bujanocit janë afër arritjes së marrëveshjes që në zgjedhjet lokale që do mbahen këtë vit të dalin me një listë të përbashkët”.

“Për të diskutuar rreth mundësisë së krijimit të një liste ose marrëveshjes në parim për shumicë shqiptare, nesër përmes një shkrese do t’i ftoj kryetarët e gjitha subjekteve politike shqiptare për një takim”, ka shkruar Lutfiu në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

BONUS VIDEO: “200 mijë qytetarë ta kanë lëshu Kosovën” – “Po manipuloni”, përplasje mes Zemajt dhe Muratit