Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka bërë me dije se në takimin konsultatit që ka pasur sot partitë polikë janë pajtuar që Komisioni për Verifikimin e Mandateve të hartojë një raport të ri.
Pas fillimit të seancës se sotme, ai ka propozuar që të votohet ky propozim.
Një gjë e tillë është përkrahur nga 120 deputetë.
Më pas, komisioni është mbledhur dhe brenda 30 minutave do të sillet në sallë për votim.






