Partitë po e presin ftesën e tij, por presidenti Thaçi po relaksohet nëpër livadhe (FOTO)

Derisa të gjithë janë në pritje të ftesës që presidenti, Hashim Thaçi do t’ua bëjë partive për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakoheshme pas dorëheqjës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, i pari i vendit po relaksohet nëpër livadhe.

Presidenti është parë me dy këshilltarët e tij, Ismail Syla dhe Bekim Çollaku duke u relaksuar, shkruan Ballkani.info.

“Duke shijuar bukuritë e natyrës sonë me miqtë e mi më të mirë”, ka shkruar Syla në Facebook, duke e bashkangjitur edhe fotografinë.

Në foto shihet se tre politikanët e kanë çuar gishtin e madh, shenjë kjo e PDK-së.

Presidenti do të duhej që të thërras partitë dhe të shpërbëhet Kuvendi, në mënyrë që më së largu 45 ditë më pas të mbahen zgjedhjet. /Ballkani.info/

loading…