LGBT

Partia Fjala kërkon të ndalohet parada e LGBTI

Partia Fjala konsideron se parada e planifikuar që të mbahet nesër nga komuniteti LGBTI në Prishtinë është ofendim për qytetarët e Kosovës.

Për këtë, ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të ndaluar mbajtjen e kësaj parade, të cilën e quajnë si “Paradë e turpit”, njofton Klan Kosova.

“Kjo paradë është paradë e turpit. Ne si Partia Fjala i bëjmë thirrje kryeministrit e presidentit që të mos mbahet një paradë e tillë sepse është ofendim dhe nënçmim për familjet kosovare”, ka thënë ai në konferencën e mbajtur për të kundërshtuar këtë aktivitet.

Ata u shprehen se nuk janë kundër komunitetit LGBTI por janë kundër promovimit të këtij komuniteti.