Qytetarët e Kosovës kanë nisur të shfaqin pakënaqësitë ndaj Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.
Por në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje ata nuk kanë mundësi të shfaqin ndonjë pakënaqësi, ngaqë nga sot partia e kryeministrit në postimet e saj e ka larguar mundësinë që qytetarët të reagojnë me ndonjë “emoji” kritik, shkruan Demokracia.com.
Në videot e publikuara në rrjetin social Facebook nga konferenca e Kurtit pas takimit me Rahman Jasharajn e SBASHK-ut qytetarët e kanë mundësinë vetëm të ia bëjnë ‘rrafsh’ kryeministrit përmes opsionit ‘e pëlqej’ apo ‘like’.







