“Parti politike”, “Kartele të krimit politik”, njerëzit e VV-së sulmojnë drejtuesit e BSPK-së që paralajmëruan grevë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar sot për shpalljen e grevës së përgjithshme nga 25 gushti.

Sipas kryetarit, 0, greva do të zgjasë derisa të realizohen kërkesat e tyre.

“Kërkojmë 100 euro shtesë derisa të miratohet Ligji për Paga”, është shprehur Hykolli.

Sindikatat shpallin grevë të përgjithshme nga 25 gushti derisa të realizohen kërkesat e tyre

Kryetari i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka ftuar institucionet e vendit që janë të hapur për arritjen e një marrëveshje.

Ai fillimisht ka kërkuar 100 euro mbështetje.

Jasharaj flet për grevën: Dyert i kemi të hapura për marrëveshje

Menjëherë pas këtij njoftimi kanë reaguar njerëzit e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

“SBAShK-u po funksionon si parti opozitare e jo si sindikate, prandaj mësimdhënësit nuk duhet t’i shkojnë prapa. Qeveria do duhej të ndërprerje marrëdhënien e punës për secilin që dëmton mësimdhënien në këto kohë të vështira”, ka shkruar Avni Zogiani, transmeton Gazeta Insajderi.

I ashpër në statusin e tij, por edhe në komente pastaj ka qenë edhe Sadri Ramabaja.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur ndërkohë grevë të përgjithshme. Motivacioni: “mosrealizimit i kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Ramabaja.

“Këta krerë të BSPK-së mbesin tutje të zënë peng nga sundimtarët që u tallën me arsimin për njëzetesavjetë, tani gjejnë kohën të shpallin grevë, kur atdheu është në rrezik?! Këta janë njerëz pa Atdhe, derisa janë kaq të papërgjegjshëm”, vazhdon tutje shkrimi i tij.

Madje Ramabaja njërit komentues i thotë: Haaaaaa. Kartelet e krimit politik mos i ngatërro me Sindikatat e punëtorëve. Unë bëj diferencimin mes punëtorëve, anëtarëve të BSPK dhe krerëve të saj. BSPK mbetet tutje e kapur…