Parku i pishave në Batllavë përfshihet nga zjarri

Parku i pishave në Liqenin e Batllavës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Blic.

Sipas një videoje të publikuar në Facebook nga një faqe e “Komunitetit të Orllanit”, shihet djegia e parkut në këtë liqen përmes së cilit furnizohet një pjesë e madhe e regjionit të Prishtinës me ujë të pijes.

Deri më tani nuk dihet se për sa hektarë janë përfshirë nga zjarri apo nëse, përveç gjërave materiale, ka ndonjë pasojë nga ky zjarr.