Paris: Vidhen bizhuteri në vlerë 15 milionë eurosh

Tre persona të armatosur kanë hyrë në një argjendari dhe kanë grabitur bizhuteri në shuma marramendëse.

Sipas mediave franceze, vlera e tyre kap shumën e 15 milionë euro.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të njohura në Paris, në argjendarinë “Plaget”, përcjell Klankosova.tv

Në momentin e grabitjes ka pasur edhe klientë që ndodheshin brenda.

Grabitësit e armatosur, ata hynë në dyqan si klientë dhe më pas kërcënuan stafin me armë.

Të gjithë punonjësit u dërguan në pjesën e pasme të dyqanit, dhe personat që ndodheshin në argjendari u shtrinë në tokë dhe grabitësit më pas detyruan një anëtar të stafit të hapte një kasafortën ku ruheshin aksesorët më të shtrenjtë.

Në këtë rast, raportohet se ishin të përfshirë dy burra dhe një grua.