Telenovelës Leandro Paredes po i vjen fundi. Futbollisti është shumë pranë transferimit te skuadra e Paris Saint-Germain.

Një transferim, që do të kryhet sipas kërkesave të Zenit Shën Petersburg, që zotëron kartonin e lojtarit dhe që e konsideron argjentinasin si një pjesë të rëndësishme të ekipit të trajnerit Semak.

Kështu për të arritur te 24-vjeçari parisienët janë detyruar ta ngrejnë ofertën deri në 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

Tratativa është thuajse në përfundim dhe Paredes mund të konsiderohet mesfushori i ri Paris Saint-Germain.