“Pare me thas babo”, Fisnik Syla i kundërpërgjigjet agjensionit që e akuzoi për borxh

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj biznesmen, Fisnik Syla, në ditët e fundit kanë qenë pre e një skandali.

Një agjenci turistike vendore ka akuzuar çiftin se nuk ia kanë paguar borxhin prej 20 mijë eurosh, për pushim që kishin bërë në Maldive në prillin vitit të kaluar.

Në emisionin “Kiks”, pronari i agjencisë, kishte akuzuar biznesmenin Syla se i ka dërguar një remitancë që kishte rezultuar e falsifikuar dhe se dyshja i kishin krijuar shpenzime ekstra prej pesë mijë eurosh, për arsye se Fjolla është dashur të kthehej më heret në Kosovë shkaku i problemeve të saj me ligjin në atë kohë.

Bashkëshorti i Fjollës ka reaguar pas këtij skandali mediatik. Ai tha se I ka shlyer detyrimet ndaj agjencisë dhe se gjithçka është një mashtrim.

Për të dëshmuar që ka një para të mjaftueshme për të “shlyer këtë borxh”, Fisnik Syla sonte ( të mërkurën) ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet me një shumë të majme.

Ai ka nxjerr të gjitha paratë nga llogaria e tij bankare, të cilat kapin shifrën e 500 mijë eurove.

Në media janë publikuar edhe reagimet e Fjolla Morinës kur është pyetur për çështjen në fjalë.

Këngëtarja është distancuar nga ky rast. Ajo ka paralajmëruar publikisht një padi për publikimin e materialeve a autorizim, duke thënë se ajo vet personalisht nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes mes Fisnikut dhe agjencisë.