Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku po vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara në rrjet.

E për të qenë më afër publikut, artistes i është hapur një llogari zyrtare në Instagram.

Kjo është konfirmuar nga Elton Ilirjani, i cili po kujdeset për imazhin dhe mirëqenien e artistes.

Ilirjani ka bërë të ditur se më parë këngëtarja nuk kishte llogari personale dhe se të gjitha ato që qarkullonin në rrjet ishin false.

Në më pak se dy ditë, Simaku mblodhi mbi 7 mijë ndjekës në Instagram.

Ndryshe, ai ka njoftuar poashtu se Simaku aktualisht po trajtohet në spital psikiatrik.