Parashikonin data të sakta kur përfundon koronavirusi, por Erdogan e Turqia i kanë shumë keq punët me statistika

Turqia i ka regjistruar 3 mijë e 148 raste të reja të koronavirusit, bëri të ditur ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet shkoi në 30 mijë e 217.

Deri më tani, 1326 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa 1415 të tjerë ndodhen nën kujdes intensiv, shkruan “Anadolu”.

Vetëm të hënën janë kryer 21 mijë e 400 teste për koronavirus dhe numri i përgjithshëm i testimeve ka shkuar në mbi 200 mijë.

“Së shpejti do t’i kryejmë 30 mijë teste në ditë. Është duke vazhduar rritja e numrit të pacientëve të shëruar. Rritja e numrit të rasteve të reja është e vogël në krahasim me rritjen e numrit të testeve”, tha ministri turk.

Deri më tani, nga koronavirusi në Turqi kanë vdekur 649 persona. Kjo është shifër relativisht e vogël në krahasim me rastet e vendeve të tjera që kanë numër të përafërt të popullsisë.

Rastet e para të koronavirusit u shënuan në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës, ndërsa virusi tashmë i ka prekur mbi 1.3 milion njerëz në mbarë botën.