Parashikimi qe nuk i doli Veton Surroit, tha se nuk do të formohet fare Qeveria LDK-AAK

Kuvendi i Kosovës votoi dje qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe 2 abstenime.

Por, publicisti Veton Surroi, kishte pasur dyshime do të formohet një qeverisje e qëndrueshme LDK-AAK.

Ai në një intervistë në RTV Ora, duke analizuar zhvillimet e fundit politike, ka thënë se formimi i Qeverisë Hoti është një tentativë antiligjore dhe antikushtetuese që sipas tij do të dështojë.

“A mund të jetë qeverisje qëndrueshme LDK-AAK? Mendoj se nuk do të formohet fare.”, kishte thënë Surroi.

Ai orkestrues të gjithë kësaj situate e sheh presidentin Thaçi.

Avdullah Hoti u zgjodh kryeministër i Kosovës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Thaçi.