Një imazh gjatë një parashikimi të motit është bërë viral në mediat sociale.

Bëhet fjalë për një parashikim të motit, ditë më parë, sipas sinoptikëve në BBC World News.

Raporti i motit, i cili shqyrtoi parashikimin për javën në vijim për në Venezuelë, zbuloi një “reshje shiu mjaft interesante”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet qarkulluan në mediat sociale – ashtu si talljet dhe shakatë.

“Do të jetë e vështirë për vendasit”, ka shkruar njëri nga komentuesit.

Vendi, i cili ndodhet në bregdetin verior të Amerikës së Jugut parashikohej të kishte një javë të lagësht, me reshje shiu që priteshin të zgjasin gjatë gjithë javës.