Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe këtë javë do të jetë mot me temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, masat e ajrit me presion të rritur atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Sipas IHMK-së, kjo gjendje meteorologjike do të krijojë kushte për mot të qetë përjashtuar ditën e marte, ku vende-vende mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-33 gradë Celsius.

Temperaturat mbi 30 gradë, parashihen në pjesën e dytë të javës.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, si pasojë e kthjellimeve dhe insolacionit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit për dy ditët e ardhshme.