Dogana

Parandalohet një rast i kontrabandës në veri, mallrat kapin vlerën mbi 5 mijë euro

Policia së bashku me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës në Leposaviq.

Në njoftim thuhet se malli kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë arritur një sukses të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme të tregtisë. Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim theksohet se automjeti në fjalë dyshohet se ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore.

“Vlera e mallit të kapur është mbi 5,000.00 Euro, ky sukses është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të vazhdueshme të njësive Doganës dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe tregtinë e paligjshme”, theksohet në komunikatë.

VIDEO BONUS: Kurti: Me SHBA-në jemi partnerë, por s’pajtohemi çdoherë