Parandalohet kontrabandimi i produkteve ushqimore në vlerë prej 12 mijë euro në rajonin e Vitisë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore.

Zyra për media e Doganës së Kosovës ka njoftuar se sot në rajonin e Vitisë ka parandaluar një rast kontrabande.

“Njësite kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbërt  të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë.Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12000 mije euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku”, thuhet në njoftim.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas  Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje.

Nën udhëheqjen e  Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione te tjera.

Më poshtë fotografi nga rasti i kontrabandimit.