Parandalimi i tërbimit të kafshëve synohet me hedhjen nga ajri të 300 mijë vaksinave

Edhe për këtë vit ka filluar shpërndarja e vaksinave nga ajri për kafshët e egra, veçanërisht dhelprat.

I financuar nga BE-ja, ky projekt zbatohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për 5 ditë rresht në tërë territorin e vendit, raporton KTV.

Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj agjencie, Valdet Gjinovci, ka thënë se me këtë vaksinim bëhet parandalimi i sëmundjeve të tërbimit te kafshët e egra, pasi kjo mund të rrezikojë edhe njerëzit.

Kompania “Aeroclub” me seli në Maqedoninë e Veriut, është përzgjedhur që të bëjë shpërndarjen e këtyre vaksinave me 4 fluturake, të cilat nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Shpërndaja e vaksinave nga ajri do të bëhet në dy faza, e para tash në stinën e pranverës, ndërsa tjetra në vjeshtë.