Paralajmëron Prokuroria, kjo i gjen ata që i keqpërdorin votat

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka treguar për dënimet që do të shqiptohen në rast të keqpërdorimit të votave.

Shala ka thënë se Prokuroria e Prizrenit ka angazhuar nëntë prokuror që ta mbikqyrin procesin zgjedhor në këtë rajon.

Shala ka thënë se ata që bëjnë keqpërdorime në këto zgjedhje, do të kenë probleme në punësim e zhvillim të karrierës dhe se mund të dënohen deri me 5 vjet burgim efektiv.

“Ata që bien ndesh me Kodin Penal do të ndëshkohen. Do të kenë probleme në punësim dhe zhvilim të karriereës. Dënimet variojnë deri në 5 vjet burgim. Qytetarët duhet të kenë kujdes, ndryshe do të kenë dënime të ashpra”, ka thënë Shala për T7.

loading…