Paralajmëron Presidenti: Javën e ardhshme hapat e fundit për të mundësuar formimin e një Qeverie të re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ndërmerr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, e aftë për të luftuar covid-19 dhe për t’i shërbyer popullit.

„Tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen, për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën“, ka shkruar ai.