Paralajmëron Kievi: Bjellorusia do nisë sulmin në Ukrainë, rreth orës 21:00 këtë mbrëmje

Kievi zyrtar ka paralajmëruar se Bjellorusia do të sulmojë Ukrainën sonte.

Sipas ushtrisë dhe zyrtarëve ukrainas, Bjellorusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën përpara orës 21:00 të mbrëmjes së sotme (me orën lokale).

“Autoritetet ukrainase sugjerojnë që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të kryente një provokim me një sulm ajror nga avionët rusë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Ukrainës, dhe Lukashenko të fillonte përgatitjen e ofensivës së forcave të armatosura bjelloruse deri në orën 21:00 të 11 marsit ” , shkruan “Ukrainska Pravda”.