Paralajmëron Borell: Rreth 5 milion ukrainas mund të largohen nga vendi! Europa duhet të përgatitet

Kryediplomati i BE-së Josep Borell ka paralajmëruar se numri i refugjatëve ukrainas të larguar nga vendi mund të arrijë në rreth 5 milionë qytetarë.

Borell gjithashtu ka bërë thirrje që Europa të përgatitet për këtë largim masiv të ukrainasve pas pushtimit rus.

“Ne duhet të përgatitemi për të pritur rreth 5 milionë njerëz. Duhet të mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së. Kemi nevojë për më shumë shkolla, më shumë qendra, më shumë se çdo herë tjetër”, ka thënë ai.