Paralajmërohet se Kosova mund të mbetat pa rrymë pas orës 15:00

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës ka paralajmëruar protesta kundër diskriminimit siç thonë ata në koeficiente për paga. Protesta mbahet prej orës 12:00 në Termocentralin Kosova para restorantit të ri.

Kjo sindikatë ka shprehur pakënaqësitë e veta edhe me më parë gjatë vitit 2019 pasiqë e sheh të padrejtë projektligjin për paga.

Ballkani.info ka kontaktuar me nënkryetarin e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica i cili tha se edhe më parë kanë shfaqur kundërshtimin e tyre për këtë projektligj.

“Ne edhe më parë kemi shfaqur pakënaqitë e tona ndaj projektligjit për paga ku përfshihet edhe KEK-u. Ne e shohim të dëmshme sepse nuk jemi shërbyes civil apo punëtor administrativë. Rreth projektligjit edhe me ekonomi të tregut, por edhe me kushtetutën e Kosovës mbrohemi, por këta nuk e kanë dert shkeljen e Kushtetutës. Ne e kemi shprehur pakënaqësinë tonë me 14 shkurt, 1 maj dhe 25 qershor dhe jemi në ligjin për paga ku planifikohej të jemi edhe ne. Për këtë pik nuk është ndërmarr asgjë. KEK është si ndërmarrjet e tjera është në ligjin për paga”, tha Llumnica

Nexhat Llumnica, vazhdoi tutje duke paralajmëruar se Kosova mund të mbetet pa rrymë pas orës 15:00 sepse KEK-u nuk do të ketë prodhim

“Kjo i largon ekspertet që i kemi duke u bazuar në konkurrecën që do të bëhet me Termocentralin e Ri shumë lehtë mund të mos i kemi duke u bazuar në pagën e inxhinierit i cili mund të ketë përvoj 20-30 vjeçare. Kërkojmë nga Qeveria e re kushdo që të jetë të na rishikoj këtë ligj, ligjet e punës më ndërrimet që punojnë arrihet shtesa 20% kurse në ligjin për paga bëhet 8%. Nëse që ligji për paga të zbatohet atëherë ne do të punojmë në një ndrrim dhe Kosova do të mbetet pas ora 15 pa rrymë apo KEK-u pa prodhim”, deklaroi, Nexhat Llumnica.

Projektligji për pagat pritet të hyjë në fuqi gjatë fundit të vitit 2019 pasiqë ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës. /Ballkani.info/

loading…