Paralajmërimi i shkencëtarëve

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Varianti i ri i Covid-19 është më i rrëzikshëm për fëmijët!

Përpos faktit që është shumë më infektues se Covid-19 i rregullt, ai po është më i rrezikshëm për fëmijët.

Shkencëtarët nga Britania kanë thënë se tani janë shumë të sigurt se varianti i ri i koronavirusit është shumë më infektues sesa të tjerët, dhe se gjithashtu është më i rrezikshëm për fëmijët, raporton “CNN”.

Sipas tyre, varianti i ri i koronavirus është rreht 71% më ngjitës sesa ai i mëparshmi.

Të premten ata morën informacionet që iu duheshin për të bërë analizat rreth variantit të ri. Tani ata e kanë vërtetuar me analiza se ky variant ka më shumë aftësi infektuese se variantet e tjera që gjenden për momentin në Britani.

Ata gjithashtu besojnë se ky variant i virusit sulmon fëmijët më shumë sesa variantet e tjera. Deri më tani është ditur se Covid-19 prekë fëmijët shumë më pak se të rriturit, por siç duket, kjo nuk është më situata.

Ata nuk e kanë vërtetuar akoma a është më i rrezikshëm ndaj fëmijëve sesa variantet e tjera, por shpresojnë të japin një përgjigje definitive sa më shpejt.

Mesa duket, proteinat e këtij virusi lidhen më fuqishëm me qelizat njerëzore duke e infektuar trupin e njeriut për më gjatë dhe me intensitet më të fortë.

Pra nëse sistemi juaj imunitar arrin të luftoj Covid-19 para se ai të infektoj trupin tuaj, atëherë ky variant nuk do ia jap atë mundësi imunitetit tuaj.