Paralajmërimi i Kryemadhit për Ramën: ‘97 s’do jetë asgjë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Edi Rama është i destinuar të shkojë drejt fundit të tij politik, ndërsa shtoi se ’97 nuk do të jetë asgjë në krahasim me atë që do të bëjnë shqiptarët tani.

Ajo tha në emisionin “TëPaekspozuarit” në News 24 se viti i largët, i cili u karakterizua me trazira kishte në mes çështjet e parasë, por sot shtoi ajo, shqiptarët po luftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E para e LSI-së hodhi akuza edhe për PPP-të, ku theksoi se të gjithë fajtorët dhe abuzuesit duhet të shkojnë në burg si dhe të kthejnë mbrapsht të gjithë paratë e vjedhura tek shqiptarët.

“Ajo që thoni ju Lubonja keni shumë të drejtë. Ka një inflacion shumë të madh lajmesh. Ne na ka zënë brenda, puna është kush ka mbetur gjallë. Njëri i ka vënë dinamitin, tjetër i ka shkelur sustën. Asnjëri nga nuk është i pafajshëm. E para njëherë: Rimëkëmbja ekonomike nuk vjen në këto kushte. Katër milionë euro merr Vilma Nushi, që nuk ka bërë asnjë analizë. Nuk më ka ardhë të më bëjë asnjëherë Check-up Vilma Nushi.

Edhe rroga e mësuesve duhet të ngrihet dhe të mos jenë nën presionet të hoqa sot dhe të hoqa nesër. Këtë që kanë marrë PPP jo vetëm që duhet të shkojnë në burg, por duhet të kthejnë paratë një më një. E kemi programin e ekonomik dhe e keni shumë të qartë.

Ju do të dilni, pasnesër, do të kemi ndonjë ikje të Edi Ramës?

Unë janë qesharake, ti kështu the. Çfarë të duan qytetarët do të bëjmë pasnesër. Do të ketë më shumë njerëz. Po të jetë aq trim Rama, të shkojë nesër në zgjedhje. Ai ka vetëm një zgjidhje dhe ai është i destinuar të shkojë drejt fundit politik. T’u garantojë shqiptarëve zgjedhjet, ‘97 s’do të jetë asgjë, sepse atëherë shqiptarët u ngritën për lekët, por sot nuk është çështje parash por as çështje tullash.