Paralajmërimi i Baton Haxhiut: Po hyjmë në krizën më të rëndë që nga viti 1997, VV duhet të shkojë me PDK ose LDK

Gazetari, Baton Haxhiu ka thënë se zgjidhja e vetme e daljes nga kriza politike është që VV të lidhë koalicion me LDK’në ose PDK’në.

“Ai që ka definuar rrëzimin e qeverisë ka qenë njeriu i dënuar. Po të kishte më shumë vota nuk do të arrihej këtu. Kurti ka të drejtë të jetë kryeministër, por është çështje morale nëse dikush që nuk është deputet të zgjidhet kryeministër. Kjo është çështje e Kurtit e jo e ligjshmërisë. Tash varet nga presidentja dhe si shkon afati kur do të shpallen zgjedhjet”, ka thënë ai.

“Kosova po shkon drejt krizës. Nga fundi i prillit kur nuk do të ketë president, nuk ka qeveri dhe nuk kalon buxheti. Do të futemi në krizën më të rëndë prej vitit 1997. Ka pasur disa ngjarje që ndikuan në këtë. Duke filluar nga demarkacioni. Aty filluan të shpallen patriotët. Pika e dytë ishte gati lufta civile me zajdenicën. Këtu kemi ndarjen e shoqërisë në Kosovë. Ata që janë të viktimizuar, dhe palës tjetër e cila ka qenë e atakuar shpeshherë e pafuqishme që të ndërtojë një politikë ndaj VV, AAK dhe Nismës atë kohë. Për shkak të këtyre ndarjeve, VV duhet të fitojë 55, realisht 57% të elektoratit. Kjo për arsye që duhet të zgjidhet presidenti. Presidenti është pazari. Që kjo të ndodhë duhet që AAK të mos kalojë pragun, Nisma dhe AKR-ja po ashtu. Kjo është e mundur po aq sa të shkojmë në hënë. Zgjidhja e vetme është afrimi me PDK dhe LDK”, shtoi ai në T7.