Paralajmërimi i Ballës: Vajza e Azem Hajdarit përjashtohet nga PD

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mohoi që vendi të jetë në një krizë politike.

Sipas tij, e vetmja krizë që ka në vend është kriza brenda mazhorancës.

Sa për vendet e lëna bosh prej tyre në Kuvend, Balla tha se ato do të plotësohen, ndërsa shembullin e dhanë sot 4 deputetë nga radhët e LSI-së që pranuan mandatin.

“Procesi i mbushjes së Kuvendit me deputetë do vijojë. Se vetëm në Tiranë ka pasur 50 kandidatë PD. Kjo është një krizë brenda tyre, e shpikën këtë krizë me një mekanizëm që dihet ku do t’i çonte”,- tha Balla.

Më tej, socialisti la të kuptohet që as deputetja Rudina Hajdari nuk do ta dorëzonte mandatin. Ai paralajmëroi se vajzën e Azem Hajdarit e pret i njëjti fat si Myslim Murrizi, përjashtimi nga të gjitha funksionet në PD.

“Gjithçka mund ta pranoja, por të vijë një ditë që Gerd Bogdani të përjashtojë vajzën e Azem Hajdarit nga partia kjo nuk e dija që ndodhte”,- tha Balla.

Sa për protestën e nesërme të paralajmëruar nga opozita, Balla kërkoi të mos ketë akte dhune. Ai tha se për çdo situatë të krijuar përgjegjës janë tre persona: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

“Në këtë fazë që janë është që PD të heqë dorë nga dhuna ndaj institucioneve. Nesër kurrsesi nuk do doja të shikoja përsëri PD dhe LSI teksa urdhërojnë elementë kriminalë, huliganë të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë”,- tha ai.

Ai tha se për çdo situatë të krijuar përgjegjës janë tre persona: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Këtyre të fundit iu drejtua me fjalët: “Mos e shtoni zullumin në dëm të interesave të Shqipërisë. Do mbani përgjegjësi për dëmin që po i bëni Shqipërisë”.