Paralajmërim i frikshëm i Interpolit se vaksinat për Covid-19 mund të jenë cak i kriminelëve

Agjencia koordinuese policore botërore Interpol ka paralajmëruar të mërkurën se rrjete të organizuara kriminale mund të kenë cak vaksinën Covid-19, dhe mund të tentojnë të shesin doza false.

Interpol me qendër në Lyon ka njoftuar se ka lëshuar njoftim forcave të rendit dhe ligjit të gjithë organizatave anëtare nga 194 shtete anëtare, duke kërkuar që të përgatiten për përpjekjet e organizatave kriminale të shënjestrojnë vaksinën Covid-19, si fizikisht dhe online.

“Derisa qeveritë përgatiten të distribuojnë vaksinën, organizata kriminale po planifikojnë të infiltrojnë apo të pengojnë zinxhirët furnizues” tha sekretari gjeneral i organizatës.

Në këtë deklaratë, Interpol po ashtu theksuan nevojën e koordinimit mes agjencive policore dhe rregullatorëve shëndetësorë, duke vlerësuar se kjo do të luaj rol kyç për sigurinë e individëve dhe komuniteteve.