Parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në tri sheshet e Prishtinës, qytetarët i presin me duartrokitje

Qindra qytetarë kanë dalë sot në sheshet e kryeqytetit për të shënuar 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si dhe për të parë nga afër parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe Policisë së Kosovës.

Me duartrokitje të qytetarëve dhe nën tingujt e orkestrës së FSK-së, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe Policisë së Kosovës parakualuan me të gjitha njësitet e saj.

Ndërkaq, në ceremoninë qendrore të parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Ushtria e Kosovës është krenaria e shtetit.

Osmani po ashtu tha se “Ushtria jonë na mban krenar çdoherë ashtu dhe policia ka treguar vendosmëri për të ruajtur sovranitetin në çdo cep të Kosovës”.

Telegrafi më poshtë ju sjell fotografi të parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës. /Telegrafi/