Paradoksale: Policia e dënon anëtarin e Bordit për luftimin e Covid-19, ishte vetëm e pa maskë në veturë

Është njëri nga akterët kyc për të dhënë propozime se si të luftohet përhapja e Covid 19 në vend. Madje shumica prej rekomandimeve që sot zbatohen në Kosovë vijnë nga Bordi i themeluar nga Qeveria e Kosovës për ta luftuar koronavirusin.

Ky Bord, ndër të tjerash ka rekomanduar që dënimi nuk i kap njerëzit të cilët janë vetëm në veturë e që nuk e kanë të vendosur maskën.

Por një rekomandim të tillë, sic duket nuk po e njeh policia e Kosovës. Nga ky institucion hetimor, para dy ditëve e kanë dënuar pikërisht një anëtar të këtij bordi. Arsyetimi. Nuk kishte maskë, anise ishte vetëm në veturë.

E kundër këtij vendimi të policisë ka dal mikrobiologu, Lul Raka.

Ai i ftuar në ‘Frontal’, tek Arsim Lani  ka dhënë detje për këtë rast.

“Në takimin e pardjeshëm njëri nga anëtarët e grupit është dënu që s’ka pas maskë në veturë. Nuk ka logjikë, është i padrejtë. Në veturë kur je vetëm nuk ke nevojë që ta bartësh maskën. Nuk ka logjikë”, është shprehur Raka.