Paracetamoli gjatë shtatzënisë rrezikon inteligjencën e fëmijëve

Gratë që marrin paracetamol gjatë shtatzënisë rrezikojnë uljen e “IQ-Nivelit të inteligjencës” së fëmijëve të tyre, ka zbuluar një studim i ri. Të merrni barna gjatë shtatzënisë gjithashtu rrit shanset e rrezikut të autizmit të fëmijëve dhe rrezikun e çrregullimeve tjera mendore.

Ekspertët nga Universitetet e SHBA-së, duke përfshirë edhe Harvardin, kanë rishikuar 9 studime që përfshinin 150 mijë nëna dhe bebe në total. Ata gjetën se balanci i hormoneve në mitër ndryshon duke marrë paracetamol, i njohur edhe si acetaminophen (APAP).