Gjykata Themelore

Paraburgim prej 1 muaji për serbin që dyshohet se kishte kryer përdhunime gjatë luftës në Vushtrri

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civileshkruan Gazeta Sinjali.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Policia kishte njoftuar dje se i dyshuari Z.N, (1954) ishte arrestuar rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veriut.

I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale ‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

BONUS VIDEO| Në Kosovë ka nisur manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”