Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës Rr. M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdormi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe Legalizim i përmbajtjes së pa vërtet.

Kësaj përmbarueseje i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Nga një muaj paraburgim u janë dhënë të pandehurve M. A. dhe A. M. për shkak të veprave penale Legalizim i përmbajtjes së pa vërtet dhe Mashtrim. Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurve, biznesmenë u është caktuar masa e paraburgimit prej datës 25.02.2019 deri me datë 25.03.2019.

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga neni 187 par 1 nën par. 1.2 pika 1.2.1, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes nga ana e të pandehurve, po ashtu Gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit për të pandehurit M.A dhe A.M nga neni 187 par 1 nën par. 1.2 pika 1.2.2 ngase ka arsye për të besuar se këta të pandehur po të gjenden në liri mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin për media, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit RR.M, M.A dhe A.M duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanëkeqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tyre.

Palët kundër këtij aktvendimi mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.