Para syve të KFOR-it tre serbë sulmojnë ushtarin e UÇK-së, por ky ua merr kallashnikovin

Në një kronikë televizive të bërë nga mediat e huaja më 19 qershor 1999, shihen tre serbë duke e sulmuar një shqiptar i cili po lëvizte me veturën e tij.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

“Associated Press” raporton se shqptari ishte pjesëtar i UÇK-së, i cil fillimisht ishte gjuajtur me revole nga një serb prej një objekti, në të cilin tash është e vendosur presidenca e Kosovës.

Më pas tre serbë tjerë i përgatisin një kurth, ku njëri prej tyre i afrohet me kallashnikov tek vetura duke e sulmuar, por ky falë aftësisë dhe guximit arrin t’ia marrë serbit kallashnikovin.