Para objektit të Kuvendit të Kosovës sot po qëndrojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të njëjtit po shpërndajnë  deputetëve një letër ku kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë.

Ata kanë kërkuar nga deputetë që ta nënshkruajnë në rast se e shohin të arsyeshme.

Letra u bën thirrje deputetëve që të betohen se do të angazhohen dhe do të adresojnë të gjitha padrejtësitë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ndër të tjera aty përmendet një rezolutë dhe një mekanizëm mbikëqyrës për këtë gjykatë.