“Para se të vritej nga sulmuesi në Zelandën e Re, ajo hapi shtëpinë, zemrën dhe kuzhinën e saj për nevojtarët”

Linda Armstrong është një prej viktimave të sulmit në xhaminë në Christchurch që ndodhi të premten e shkuar.

Konfirmimin për vdekjen e saj e bëri nipi, Kyron Goose për CNN.

“Linda kishte një zemër të madhe dhe ishte e gatshme të ndihmonte këdo që kishte nevojë për të. Ajo u shoqërua me shumë udhëtarë, emigrantë dhe refugjatë, duke hapur shtëpinë, zemrën dhe kuzhinën për nevojtarët”, tha Goose.

Goose tha se halla e tij 65 vjeçare ishte absolutisht e dashur nga bashkësia islame dhe se vizitonte xhaminë çdo të premte.

Armstrong u rrit në ‘Auckland’ dhe kohët e fundit u zhvendosur në Christchurch për të qenë më pranë vajzës dhe nipërve të saj.