Sot, 11 shkurt, mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani tha se tashmë një numër i madh i deputetëve janë futur në Parlament.

Por, secili prej tyre, në hyrje të Kuvendit, kanë marrë nga një stemë që po shpërndahen nga OVL-UÇK, në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.

Ata thonë se ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ishte ai që nuk e mori stemën dhe i bëri të ndjehen keq.