Foto

Para dhe pas – yjet e famshme që nisën vitin 2024 me ndryshime në dukje

Ndryshimet e VIP-ave nuk kanë shpëtuar pa u komentuar edhe këtë herë.

Disa nga vajzat e ekranit dhe yje të famshëm kanë bërë transformime me pamjen e tyre.

Ato kanë nisur vitin 2024 me një stil flokësh krejtësisht të ri, natyrisht duke ndjekur trendet.

Foto: Revista Who

Bora Zemani, Rita Ora, Dua Lipa, Luana Vjollca, Sara Hoxha, Elhaida Dani, Keisi Medini dhe Roza Lati – janë vetëm disa prej tyre që kanë ndërruar ngjyrën e flokëve e gjithashtu edhe modelin.

Nuk ka dyshim se ky ndryshim është pëlqyer edhe nga fansat e tyre, që përveç projekteve shohin shpesh edhe këtë anë të tyre.

Secila nga to duket se ka vendosur që këtë vit të ri të nis me një ‘look’ tjetër, edhe pse shpesh imponohen nga puna që bëjnë.

Sido që të jetë, ato po vazhdojnë të jenë në fokus në rrjete sociale me apo pa këto transformime. /Telegrafi/